Zhvillohet punëtoria tre ditore për finalizimin e Dokumentit te Vlerësimit te Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera

Zhvillohet punëtoria tre ditore për finalizimin e Dokumentit te Vlerësimit te Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera

Krijuar në datën 09/27/2023

Punëtoria zhvillohet me mbështetjen e OSBE-se, Agjencia e Menaxhimit Emergjent është bartëse e procesit te hartimit te Dokumentit te Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, Dokumenti bazohet në Ligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera Nr.04/L-027, si dhe në Rregulloren Nr. 25/ 2020 për Metodologjinë e Hartimit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë.

Me këtë dokument identifikohen rreziqet, bëhet vlerësimi i shkallës së rrezikshmërisë së tyre, identifikohen mundësitë dhe nevojat për parandalimin, zvogëlimin e rreziqeve, reagimin, rimëkëmbjen dhe evitimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Dokumenti i Vlerësimit është baze për hartimin e dokumenteve te planeve te reagimit emergjent, planeve operative emergjente dhe planeve tjera si pas legjislacionit ne fuqi.